Agjencia Zhurnal.mk.

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me të reshura lokale të shiut

Shkup, 16 prill – Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të diellit, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të ndjekura me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 21 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë kushte për të reshura të dobëta të siut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 25 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), prej nesër deri në fillim të javës së ardhshme rajoni i vendit tonë do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa, të cilat do të shkaktojnë që moti të jetë i ndryshueshëm me të reshura të përkohshme të shiut. Nesër dhe të enjten do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme me mbi 70 kilometra në orë, lokalisht në formë të motit të ligë. Prej të premtes, e posaçërisht gjatë fundjavës, për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore, të reshurat në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e re e borës. Të reshurat përkohësisht do të jenë të mëdha, në disa vende mbi 40 litra në një metër katror për periudhë të shkurtë.

Related posts

Kovaçevski: Nga një shtet i robëruar, sot negociojmë me BE

Xh M

Scholz me premtim të fortë për Ballkanin

Xh M

Në vitin 2023, 24% e azilkërkuesve për herë të parë në BE ishin fëmijë nën 18 vjeç

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky