Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Një 34-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.P, i cili u arrestua në zonën e “Ujit të Ftohtë” teksa lëvizte me automjetin e tij.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, zhvilloi operacionin e koduar “Strike 10”.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në qytetin e Vlorës, u finalizua operacioni dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. P., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Related posts

Rithemelimi ka paralajmëruar protestë para bashkisë, Këshilli Bashkiak vendos të mblidhet online

Xh M

Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare

D V

Rama me “Mamicën” dhe “Vrana Kontin” në “Ballkonin e Perëndisë”, çfarë paralajmëron

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky