Agjencia Zhurnal.mk.

Lana del Rey theu rregullin në Coachella, organizatorët duhet të paguajnë një gjobë

Festivali i njohur në SHBA, Coachella po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi artistja e njohur e muzikës melankolike, Lana Del Rey ka thyer një rregull.

Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indio-s.

Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre.

Foto: Lana del Rey / Coachella

Sipas marrëveshjeve, festivali ngarkohet me një gjobë fikse prej 20 mijë dollarësh, për pesë minutat e para pas orës policore.

Pas kësaj, çdo minutë i kushton festivalit 1,000 dollarë gjobë.

Lana del Rey është në mesin e artistëve shumë të njohur që performuan në festivalin Coachella.

Related posts

“Grua banale, e fëlliqur dhe e pisët”, tension mes Eglës dhe Rozës, agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë (video)

D V

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

D V

Bruno nga Revolt Klan zbulon bashkëpunimin me Vesa Lumën – pritet një ripërpunim i hitit “Shtojzovalle”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky