Agjencia Zhurnal.mk.

Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikë-kalimin kufitar “Batrovc” Serbi-Kroaci.

Këngëtari i njohur i estradës tonë, Labinot Tahiri, i cili po kthehej nga një vizitë në Kroaci, vendosi që të ndalej pikërisht në kalimin kufitar për t’i ndihmuar shtetasit e Kosovës me gjësende ushqimore.

“Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe Ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i përshëndet qytetarët tanë, të cilët janë ndaluar që sa orë në kufirin Kroaci-Serbi! Po ashtu, i qerasa në emër të të gjithë juve gurbetqarë e shqiptarë anekend botës!”, shkroi Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin. Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë”, theksoi ai mes tjerash.

Bllokimi i këtyre autobusëve dyshohet se erdhi si shenjë hakmarrjeje nga Serbia pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, sipas sekretarit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Tashmë më shumë se 12 orë, dhjetëra autobusë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në këtë pikë-kalimi kufitar.

E rendesishme te kufiri KROACI-SERBI! Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe Ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i pershendet qytetarët tanë , të cilët janë ndaluar qe sa orë në kufirin Kroaci-Serbi! Po ashtu, i qarrosa në emer të të gjithë juve gurbetqar e shqiptar anekend botes! Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin. Kam berë edhe veprime të tjera por ato mbeten vetem për udhëtarët në rastëse ata qendrojnë me shumë aty pari… Respekt për agjensionet e udhetimit ku me mundesit e tyre po mundohen që të ju gjinden udhetarëve. Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë. Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë.

Posted by Labinot Tahiri on Wednesday, April 17, 2024

Related posts

Këngët e Dhurata Dorës pa dyshim do jenë hitet e kësaj vere – Çka po paralajmëron këngëtarja?

D V

Oriola Marashi provokon në Instagram, me fotografitë e saj të fundit

D V

“10 fansa vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën” – Gjykatësi thotë se Travis Scott duhet të përballet me gjyqin për fatkeqësinë në Astroworld

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky