Agjencia Zhurnal.mk.

Kush fiton e kush humbë nga greva e mësimdhënësve?

Shkup, 13 prill – Tanimë dita e tretë që mësimdhënësit në Maqedoni protestojnë për paga më të larta, ndërsa nxënësit nuk ndjekin mësim, duke pritur për një përfundim t mirë nga negociatat mes SASHK dhe Qeverisë. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri thotë se nga humbja e mësimit humbin të gjithë, edhe fëmijët edhe mësimdhënësit edhe shteti. “Këto janë humbje të pakompenzueshme. Greva nk guxon të jetë hapi i parë në lufta sindikale, nuk mund të filloni negociata me kësi lloj kushtëzime”, tha Shaqiri në Tv Alsat. Shaqiri shpreson se përmes negociatave do të arrijë deri te një zgjidhje e pranueshme për pagat, transmeton Zhurnal nga DW.

Pagat duhet të rriten, por sa?

Qëndrimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit është se rritja e pagave të mësimdhënësve duhet të bëhet dhe se për to duhet përmes bisedimeve të vërtetohet mënyra më e mirë si të bëhet.

“Po të mendonim se nuk duhet të rriten pagat, do ta kundërshtonim që në takiemt e para me SASHK dhe do ti ndërprisnim bisedimet. Por nuk e bëmë këtë. Në çdo takim theksojmë se duhet të shihet secila mundësi e mirë që të rriten. Por, dy vitet e fundit kishim krizë shëndetësore dhe të gjithë e dimë si funksionoi sistemi arsimor në këtë situatë. Edhe sindikata edhe unë e dimë si kemi luftuar për mbrijtjesë, vetëm që të mbrojmë shëndetin”, tha Shaqiri.

Analiza

Po vijojnë analiza buxhetore që sa më shpejtë t’i kthehet përgjigje SASHK-ut dhe të shihet sa më së shumti mund të përmbushet kjo kërkesë dhe cili dotë ishte modeli më i mirë.

Me ndryshimet e ligjit për pagë minimale, të gjithë që marin pagë minimale, duhet të barazohen me pagën minimale. Pas miratimit të pagës minimale, në afat prej 6 muajve, duhet të harmonizohen të gjitha pagat. Por, rritja e pagës minimale shkaktoi pakënaqësi te të gjithë sektoret, të cilat paralajmërojnë dhe protesta për rritje të pagave.

“Mund të pranojmë edhe 18% rritje të pagave. Kur bëhet fjalë për bisedimet, atëherë gjithçka është e mundur. Presim Qeveria të jep propozimin e saj dhe të negociohet”, tha ndërkohë kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov.

SASHK ende nuk ka marë një ftesë nga Qeveria, as nga ministritë resore, ldhur me vazhdimin e negociatave për kërkesat e tyre për harmonizimin e pagave në sektorin arsimor me atë minimal. Nedellkov në rrjetet sociale tha se “e mërkura do të jetë dita me fat”.

“Mirëmëngjes, mirëdita! Le të jetë dita e sotme, e mërkurë, ditë e lumtur për të gjithë ne. Të shpresojmë se sot dotë ftohemi në bisedime dhe do të na jepet ofertë e pranueshme. Deri atëherë, me fat!”, ka shkruar Nedellkov.

Greva ka filluar nga e hëna ndërsa në greva janë bashkangjitur kuadri mësimor në çerdhje, shkolla fillore dhe të mesme./Zhurnal.mk

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky