Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti për marrëveshjen në Bruksel: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar marrëveshjen me Serbinë lidhur me reciprocitetin për targa.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë.

Kurti ka shkruar se tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.

Postimi i plotë:

Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë.

Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.

Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet. 

Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet…

Posted by Albin Kurti on Thursday, September 30, 2021

Related posts

Britania në alarm për Kosovën, Rusia i fryn zjarrit të luftës në rajon, miratohet mocioni i Kearns

Xh M

Rast i dhimbshëm: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në fshatin Doblibarë të Gjakovës

Xh M

25-vjetori i masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky