Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi: Vrasja e grave alarm që duhet ta zgjojë secilin person, institucionet të veprojnë urgjentisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër pas vrasjes së një gruaje sot në orët e mëngjesit në Pejë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se dy gra u vranë në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje.

Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti.

Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë”, shkruan Krasniqi.

Ai u bëri thirrje që urgjentisht të krijohet një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë.

Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë!”, shkruan tutje Krasniqi.

Related posts

A dështoi Lajçak në procesin e dialogut? Stano: Rezultatet nuk janë dështim i tij, por i palëve

D V

​Vullnetarët e Korpusit të Paqes do të ndajnë praktikat e mira të sistemit arsimor amerikan

D V

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky