Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi: Raporti i Freedom House dëshmon zërin opozitarë se kjo qeveri është e dobët dhe e korruptuar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti është “e dobët dhe me afera korruptive”.

Në seancën e Kuvendit, Krasniqi ka folur edhe për Raportin e DASh-it, duke thënë se raporti dëshmon se kjo qeveri nuk ka punuar në luftën kundër korrupsionit.

“Brenda dy ditëve pranuam dy raporte që tregojnë se kjo qeveri nuk ka punuar në luftim të korrupsionit madje theksohet se, ka prezencë të korrupsionit serioz qeveritar, probleme me pavarësinë gjyqësorit dhe me kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

“Ky raport është një goditje e rëndë për institucionet e Republikës së Kosovës sepse ka edhe te gjetura të tjera që përmenden sikur janë grevat dhe mungesa e komunikimit të qeverisë me sindikatat dhe hartimi i disa ligjeve pa ndjekur procedurat e duhura dhe pa konsultime paraprake, siç është  Ligji për Tatimin në Pronë. Para këtyre raporteve qeveria është dorëzuar nuk është bërë asnjë reagim sepse janë pajtuar që kanë dështuar. Kjo qeveri është e korruptuar, është qeveri që ka dështuar në çdo sferë dhe tani po fshehën nuk po flasin sepse qytetarët e kanë parë të vërtetën e paaftësisë të Kurtit dhe ministrave të tij”, u shpreh Krasniqi.

Related posts

Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, Insajderi sjell të rejat e fundit nga hetimet për këtë rast

Xh M

Konflikti i të riut me ish të dashurën eskaloi në tentim vrasje, detaje për incidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Xh M

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, u dërgua në gjendje të rëndë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky