Agjencia Zhurnal.mk.

Katica Janeva dërgohet në burg

Shkup, 23 korrik  – Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të pranuar vendimin e dënimit prej shtatë vitesh burg, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sapo është dërguar në burgun e Idrizovës. Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Jovica Stojanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si prokurore e PSP-së.

Së bashku me Janevën është dënuar edhe Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13. Ai është dënuar me nëntë vite burg për veprimin e tij kundërligjor: ndikim i paligjshëm në krim.

Ishte i akuzuar edhe Zoran Milevski, i cili prej së seancë së parë e pranoi dënimin dhe u dënua me tre vite burg. 

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky