Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhiu për vrasjet e grave përmend rishikimin e Kodit Penal: Për të fituar këtë betejë, na duhet punë serioze

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet për vrasjet e grave në Kosovë. Duke përmendur vrasjen e grave në Ferizaj e Pejë, Haxhiu e sheh të domosdoshme rishikimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Haxhiu, ka thënë se databazën që e posedon dikasteri i saj, çdo muaj raportohen mbi 200 raste të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Angazhim, ka kërkuar edhe nga niveli lokal.

“Ditët që lamë pas të gjithë përjetuam pikëllim qe solli  dy ngjarjet e renda në Kosovës. Kosova që prej çlirimit të saj ka 99 gra të vrara nga këto 64 gra janë të vrara. Bazuar në databazën e MD-së kemi mbi 200 raste që raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave dhe në familje. Kërkohet angazhimi më i madh i institucioneve. Këtu përfshihet edhe domosdoshmëri e nivelit komunal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka pasur kritika edhe për sistemin gjyqësor, duke thënë se kryerësit e këtyre veprave kanë qenë recidivist. E për ta fituar, siç ka thënë këtë betejë, Haxhiu ka përmendur nismën për rishikimin e Kodit Penal dhe atij Civil.

“Personat e dyshuar po del që janë recidivist. Përkundër që kemi marr shumë masa po duket që duhet të vazhdojmë ende me punë e angazhim. Për të fituar këtë betejë, na duhet punë serioze. Kur dhuna ndodh duhet përgjigje e duhur institucionale. Do të bëjmë edhe një herë rishikimin Kodit Penal dhe Procedurës Penale. Jemi duke punuar në rishikimin e dispozitave për armët. Politikat e ulëta ndëshkimore, moszbatimi i ndryshimeve të reja në Kodin Penal”, ka thënë ajo.

Related posts

Policia vendos kamera në komunat e pjesës veriore të Kosovës

Xh M

BE: Në Kosovë mbështesim një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Xh M

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky