Agjencia Zhurnal.mk.

Hasani në Zagreb: Anëtarësimi në BE, e ardhmja e vetme për Shqipërinë

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, tha sot nga Zagrebi, Kroaci ku ndodhet për një vizitë zyrtare, se duhet të bëhet maksimumi që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kroat, Gordan Grlic-Radman, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Hasani u shpreh se e ardhmja e rajonit është BE-ja.

“Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Qeveria, faktori politik dhe e gjithë shoqëria shqiptare nuk kanë asnjë mëdyshje mbi këtë të ardhme dhe ne mund të jemi ndër rastet unike, ku i gjithë spektri politik është proevropian”, tha Hasani.

“Ashtu si edhe për anëtarësimin në NATO, që ka të njëjtën mbështetjen, si sot edhe 15 vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të kryejmë reformat sikur të anëtarësohemi nesër. Gjykojmë se duhet të bëjmë maksimumin që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Ministri Hasani.

“Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut nesër, janë thirrur në zgjedhje. Pasi e ardhmja e rajonit tonë është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë”, nënvizoi Hasani.

Ministri Hasani po zhvillon vizitë zyrtare në Kroaci. Më herët, ministri Hasani u takua me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Më tej, kryediplomati i Shqipërisë zhvilloi një takim dhe konferencë për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Grlic-Radman. Ministri Hasani gjithashtu do të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Hasani në Zagreb.

Related posts

Shkaktoi vetëvrasjen e vajzës 9 vjeçe, ky është babai i arrestuar në Shkodër. Në kërkim të trupit të gruas dhe 2 fëmijëve të tjerë

Xh M

Ngjarje e rëndë në Shkodër: Zhduket nëna me tre fëmijë, dyshohet se u mbytën

Xh M

Nivelin më të lartë të taksave në Ballkan

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky