Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi: VLEN prinë me numrin e votave tek shqiptarët

Shkup, 26 prill – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për A2CNN ka deklaruar se në këto zgjedhje, nga ana e “Frontit Evropian”, është blerë vota, janë shantazhuar qytetarët, aparati shtetëror është vendosur në funksion të një koalicioni dhe kjo, sipas tij, e ka rënduar në tërësi besueshmërinë e procesit.

Megjithatë, tha ai, në tërësi ata mendojnë se shqiptarët këtë herë në mënyrë cilësore kanë votuar koalicionin VLEN.

“Dhe nëse bëjmë analiza, dhe e shohim ku ka shkuar vota shqiptare, ajo me një numër të caktuar prinë në favorin tonë, duke e ditur se BDI hyri në një proces ku u bashku me gjitha komunitete e vogla dhe votat e tyre, të turqve të romëve, egjiptianëve, boshnjakëve, të torbëshëve, goranëve, janë derdhur në atë kosh”, deklaroi Afrim Gashi.

Gashi tha se vendi jonë ende e zhvillon betejën mbi baza etnike dhe se ata vlerësojnë se kjo betejë duhet të vazhdohet ende deri sa të realizohet barazia e plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Related posts

Dimitrievski: Deri më tani nuk kemi bisedime për koalicion të mundshëm me ndonjë subjekt politik

D V

Mexhiti: Mërgata është shembull se si bëhet ndryshimi

D V

Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky