Agjencia Zhurnal.mk.

Fillon skrining-testimi për Kovid-19 për vlerësimin e imunitetit të popullsisë

Shkup, 14 shkurt – Prej sot fillon strining-testimi sipas zgjedhjes së rastësishme që duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti të Kovid-19 ka popullsia në vend që të ndihmojë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në planifikimin e masave të ardhshme. Testimi planifikohet të bëhet në një mostër prej 1000 personave në Shkup, por ka mundësi edhe të zgjerohet në mbarë vendin që të merren të dhëna për imunizim në këtë moment.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse Aleksabar Petliçkovski javën e kaluar informoi se një testim i këtillë është bërë para një viti dhe kjo ka treguar se rreth 30 për qind 30 për qind kanë qenë seropozitive, gjegjësisht, kanë pasur njëfarë imuniteti, i cili ka qenë jashtëzakonisht për shkak të kalimit të sëmundjes.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali paralajmëroi analizë serologjike në të gjithë territorin e shtetit.

“Kjo analizë do të na tregojë realisht sa jemi të imunizuar. Kemi evidencë sa jemi të vaksinuar, sa me jë, me dy, tre vaksina, me çfarë vaksinash. Por, duke e ditur se veçanërisht varianti omikron kalon me formë të më lehtë klinike, një numër i madh i popullatës sonë nuk kanë shkuar për test PCR apo vetë e kanë kaluar omikronin në kushte shtëpie. Dhe dëshirojmë të kemi një pasqyrë të qartë sa nga popullata jonë e kanë kaluar kovidin dhe në bazë të këtyre rezultateve, do të kemi një pasqyrë dhe mendoj do të dalim para opinionit të themi se sipas numrave, evidencën të cilën e kemi, 41 për qind janë imunizuar me vaksinë, por mbi bazë të hulumtimit, ndoshta jemi 60 për qind të imunizuar në mënyrë natyrore”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Dje u regjistrua 920 raste me Kovid-19 prej 3.338 testimeve të bëra, 11 persona kanë vdekur dhe 1.190 pacientë janë shëruar.

Nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur (n=11), 6 persona ishin plotësisht të vaksinuar, te 9 persona regjistrohen sëmundje shoqëruese.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.846.264 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 287.016, numri i pacientëve të shëruar është 267.134, të vdekurve 8.747, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.135.

Related posts

Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

D V

AMS: E pajustifikuar dhe e pabazë rritja e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistke

D V

Prej nesër deri të hënën transporti publik në Shkup përmes itinerarit të së dielës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky