Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Ka numër të madh të të sëmurëve, por situate është stabile, restriksione të mundshme në vjeshtë për të pavaksinuarit

Shkup, 30 korrik – Ka numër të rritu të të sëmurëve me Kovid-19 në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, megjithatë nuk ka hapësirë për panic. Situata është stabile, nuk ka numër të madh të pacientëve të cilët po mjekohen në spitale vaksinimi po zhvillohet mirë dhe këtu e vendosim theksin. Po mendojmë për restriksione në muajt e vjeshtës sipas shembullit të disa vendeve të tjera në pjesën e kufizimit të hyrjes në hapësira të mbyllura në kuptimin që të kërkohet vërtetim I detyrueshëm për vaksinim, ndërkaq deri atëherë e ndjekim situatën, tha ministri I Shëndetësinë, Venko Filipçe gjatë pjesëmarrjes në lajmet e televizionit Kanal 5.

Theksoi se ndonjë formë e masave restriktive apo kontroll në kuptim të kërkesës së testeve në kufij, nuk duhet të vendosen. Lidhur me atë nëse shpreson se deri në fund të verës do të përfitojmë imunitet kolektiv, tha se është shumë me rëndësi të vaksinohen numër sa më I madh I qytetarëve.

“Deri në fund të gushtit nëse vazhdon kjo tempo, numri I përgjithshëm I popullatës së vaksinuar do të arrijë 40 për qind, nuk e dimë nëse kjo tempo do të vazhdojë edhe më tutje, ndërkaq që kjo nuk mjafton. Duhet numër shumë më I madh I qytetarëve të aplikojnë për vaksinim, të lajmërohen në pikat vaksinuese për ta arritur atë imunitet kolektiv”, theksoi Filipçe.

Çdo ditë, potencoi, e ndjekim situatën, I analizojmë edhe numrin e të sëmurëve me Kovid-19, por edhe të dhënat nga anketat epidemiologjike.

“Tani për tani në pajtim me atë që po ndodhë në pjesën e diagnostikës, trajtimit spitalor, së pari në spitale nuk ka preson të forte për hospitalizim dhe së dyti nuk ka numër të madh të pacientëve, numri është I vazhdueshëm, diku katër deri pesë në dy deri tre javët e fundit në ambulance. Nga ata katër deri pesë, ndonjëherë jepet indikacioni për hospitalizim, e ndonjëherë nuk jepet. Në bazë të numrit të pacientëve të cilët janë nëpër spitale, në bazë të numrit të rasteve të reja, tani për tani konsiderojmë se ndonjë formë e masave restriktive apo kontroll në kuptimin e kërkimit të testeve nëpër kufij, nuk duhet të vendosen. Por, literalisht e ndjekim situatën, do të shohim nëse ky është vetëm një kërcim incident apo trendi do të rritet edhe më tej do të vendosim në bazë të atyre të dhënave”, tha Filipçe.

Lidhur me vaksinimin, theksoi se rreth 510 mijë qytetarë janë vaksinuar prej të cilëve 381 mijë janë rivaksinuar.

“Rreth 63 për qind nga popullata e përgjithshme mbi 70 vjeç është vaksinuar. Ajo përqindje për qytetarët mbi 50 vjeç është 45 për qind dhe më tutje shënon rënie siç ulen grupmoshat e rritura edhe këtu jemi të fokusuar. Rreth 58 për qind janë vaksinuar të punësuarit në sektorin e arsimit, rreth 60 për qind në kopshte. Këtyre dy sektorëve u kushtojmë vëmendje serioze, punuam gjatë ditëve të kaluara ,me ministren e Arsimit dhe të Punës dhe Politikës Sociale të thirren sërish t punësuarit në numër sa më të madh të vaksinohen për arsye se kjo është mënyra e vetme të ndryshojë pasqyra e epidemisë”, theksoi Filipçe.

Në pyetjen nëse do të vendosen restriksione, tha se po mendojnë për formë të restriksionit në muajt e vjeshtës kur kemi numër shtesë të faktorëve të rrezikut për arsye se njerëzit më shumë do të jenë në hapësira të mbyllura, do të kthehen edhe nga pushimet e verës.

“Po mendojmë për restriksione sipas shembullit të disa vendeve të tjera në pjesën e kufizimit të hyrjes në hapësira të mbyllura në kuptim të asaj që të kërkohet vërtetim I detyrueshëm për vaksinim, ndërsa deri atëherë e ndjekim situatën. Sigurisht se do të vendosim ndonjë formë të restriksionit madje edhe në periudhën në vijim nëse konkludojmë se për atë ka nevojë dhe se kjo në ndonjë mënyrë mund ta qetësojë situatën. Këto masa do të vlejnë për ata të cilët nuk janë vaksinuar. Ka masa të cilat me siguri do të vazhdojnë të vlejnë edhe më tutje, ato janë maskat në hapësira të mbyllura, megjithatë përse t’I rrezikojmë të tjerët. Është e saktë se mund të infektohen edhe njerëz të cilët janë vaksinuar, megjithatë vaksina mbron nga forma e rëndë e sëmundjes  dhe seriozisht e ulë rrezikun nga vdekja dhe ky është thelbi. Në periudhën në vijim, me siguri prej një viti, ndoshta dy, ka çfarëdo lloj parashikimesh se do të jetojmë em virusin. Ai do të jetë I pranishëm. Me siguri se do të vijë edhe ndonjë mutacion I ardhshëm, e kjo nuk do të thotë se  ne do të jetojmë dhe duhet të jetojmë me restriksione. Me rëndësi është qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh”, tha Filipçe.

Vazhdojmë, shtoi ministri, edhe me fushatën për ngritjen e vetëdijes, funksionojnë të gjitha pikat vaksinuese në shtëpitë e shëndetit, vazhdon sistemi I rotacionit me vaksinim në terren dhe thirrjet e posaçme në pjesën e arsimit dhe të punësuarve në kopshte që sa më të përgatitur ta presim vjeshtën. 

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky