Agjencia Zhurnal.mk.

Emiliano Martinez: Në finale për të fituar!

Emiliano Martinez ishte heroi i Argjentinës në gjysmëfinalen e Copa Americas përballë Kolumbisë. Portieri i Aston Villas jo vetëm që zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë gjatë 90 minutave, por mbi të gjitha u tregua unikal duke ndalur tre 11 metërsha dhe duke i dërguar albicelestët në finalen e tretë në 4 edicionet e fundit. Vetë protagonisti ishte mjaft i emocionuar për këtë arritje.

“Jam larguar për shumë kohë nga shtëpia, pikërisht për të përjetuar momente të tilla, nuk kam fjalë. Shënuam shpejt, por më duhet të them që Kolumbia zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, dhanë gjithçka dhe luajtën një pjesë të dytë fantastike. Ne patëm disa shanse për të shënuar të dytin, por nuk i’a dolëm. Penalltitë më pas janë fat dhe unë isha më me fat kësaj here. “

Gardiani i “La Selecion” foli edhe në lidhje me finalen, me superclasicon kundër Brazilit.

“E vërteta është që Brazili ka një skuadër të madhe. Ata janë organizatorët e turneut dhe kanë qënë favoritë që nga dita e parë, por ne kemi një trajner të mrekullueshëm, më të mirin në botë dhe do shkojmë për ta fituar finalen.”

Related posts

Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht

D V

Liverpooli do ta bëjë Arne Slot trajnerin e katërt më të shtrenjtë në histori të futbollit

D V

Mirlind Daku realizon një gol fantastik, Rubin Kazani në epërsi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky