Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspozita e konsumit, dëshmon prirjen zhvilluese të ekonomisë

Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare e Mallrave të Konsumit, që po zhvillohet në Hainan të Kinës, ka tërhequr mbi 4000 marka nga 71 vende e rajone globale. Ekspozita po dëshmon krahas shumëllojshmërisë së mallrave, edhe një prirje zhvilluese të ekonomisë kineze .Në tremujorin e parë, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit 4.7%. Nga ana e importit, rritja e importit të veshjeve, frutave, mishit të lopës, televizorëve etj. kaloi përkatësisht mbi 10%.

Nga ana tjetër, forcat prodhuese me cilësi të reja, i kanë sjellë zhvillimit energji të reja. Zhvillimi i forcave prodhuese me cilësi të reja, ka dallime me mënyrën tradicionale të rritjes ekonomike, dhe mban tiparet e teknologjisë, efikasitetit dhe të cilësisë së lartë.

Të dhënat ekonomike e tremujorit të parë, tregojnë se vëllimi i sektorit prodhues me teknologji të lartë të Kinës u rrit 7.5%. Ndër to, prodhimi i automjeteve me energji të re u rrit 29.2%, prodhimi i baterive me energji diellore u rrit 20.1% dhe prodhimi i robotëve u rrit 26.7%. Krahas këtyre, kanë lindur shumë modele të reja zhvillimi. Në tremujorin e parë, vëllimi i shitjes me pakicë online të mallrave u rrit 11.6% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Related posts

Gaza, mbi 10 mijë persona llogariten të zhdukur nën rrënoja

Xh M

Tërmeti në kufirin Serbi – Rumani

Xh M

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky