Agjencia Zhurnal.mk.

Dhjetëra viktima nga rrufetë dhe përmbytjet në Pakistan

Të paktën 39 persona humbën jetën në Pakistan pasi jugperëndimi i vendit u përfshi nga shira të fuqishëm. Disa prej viktimave janë fermerë që u goditën nga rrufetë teksa korrnin grurin.

Si pasojë e ujit të lartë është ndërprerë energjia elektrike dhe janë ndërprerë rrjetet e transportit.

Në Pakistan vijojnë të rriten rastet e shkaktuara nga moti ekstrem. Në vitin 2022, disa pjesë të vendit u përfshinë nga përmbytje të paprecedenta duke vrarë 1700 persona dhe duke plagosur me mijëra. Miliona njerëz mbetën pa shtëpi dhe për muaj të tërë u mungoi uji i pastër i pijshëm.

Disa nga zonat që u prekën nga përmbytjet në vitin 2022, duke përfshirë edhe Khyber Pakhtunkhwa dhe Balochistan, po preken sërish nga stuhitë e fundit. Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave ka paralajmëruar edhe për përmbytje të tjera apo rrëshqitje dherash.

Provinca më e prekur nga stuhitë e fundit është Punjabi, një nga zonat më të populluara në Pakistan. Vetëm aty kanë humbur jetën 21 persona. Përmbytje të mëdha raportohen edhe në Afganistan. Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe me qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, thanë autoritetet afgane të dielën.

Shkencëtarët shprehen se në përmbytjet vdekjeprurëse që prekën Pakistanin në vitin 2022 ka rol edhe ngrohja globale. Pakistani renditet si vendi i pestë më vulnerabël nga ndryshimet klimatike.

Related posts

Dedivanaj: Rinia jonë shembullore rezultat i punës sonë shumvjeçare në favor të çështjes kombëtare dhe promovimit të vlerave shqiptare

Xh M

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Xh M

Britania nis operacionin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, avokati: Vendim politik! Ja çfarë ndodh me shqiptarët

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky