Agjencia Zhurnal.mk.

Dezinformatat në media për vaksinimin, këshillime profesionale për punëtorët medial

Shkup, 6 Shtator – Imunizimi kundër Kovid-19 dhe perceptimi i gabueshëm për vaksinat si dhe shpallja e dezinformatave në mediat online, numërohen si arsye për uljen e imunizimit te qytetarët. Për këtë qëllim Instituti Maqedonas i Mediave dhe Zyra e UNICEF-it në Shkup organizojnë këshillime profesionale për punëtorët medial për imunizimin te fëmijët dhe vaksinimin kundër Kovid-19.

“Nuk është në çdo rajon apo qytet gjendja e njëjtë. Diku ka imunizim 70 për qind, por diku ka imunizim nën 50 për qind. Gjithsesi, kjo përgjegjësi i takon institutit apo qendrave rajonale të shëndetit publik. Punojmë që të koordinohemi aty ku ka përqindje më të vogël, të fokusohemi përmes dhënies së mesazheve publike dhe thirrjeve për imunizim për mbrojtjen e fëmijëve me vaksinën MRP.”,- tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

“Një numër i madh i fëmijëve ende refuzojnë vaksinimin. Më së shumti për shkak të rritjes së fushatave anti vaksinim dhe dyshimet për cilësinë e vaksinave. Fakt shkencor është se vaksinat janë efikase dhe të sigurta.”,- u shpreh Artur Ajvazov nga UNICEF.

“Edhe krahas dilemës se vaksinat janë prodhuar shpejt dhe nuk janë analizuar siç duhet, asnjë agjenci serioze që ndjek sigurinë e barnave nuk do ta pranojë rrezikun që një preparat që nuk analizohet të lëshohet në përdorim.”,- theksoi Aleksanadar Petliçkovski nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Këshillimet profesionale për punonjësit medial do të vijojnë edhe më tej me qëllim të përmirësimit të komunikimit me opinionin sa i përket imunizimit.

Related posts

Toshkovski nga Strumica: Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon të ndikojë në mënyrë të paligjshme ndaj votuesve

Xh M

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Xh M

Tirana shpall Ali Ahmetin Qytetar nderi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky