Agjencia Zhurnal.mk.

Deponohen në një bankë në Gjakovë rreth 3 mijë euro të falsifikuara 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda një periudhe dymujore janë deponuar rreth 3 mijë euro, të dyshuara se janë të falsifikuara.

Rasti është raportuar në rrugën “Nënë Terezë” në Gjakovë më 16.04.2024-10:00.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara, 1421 monedha metalike në vlerë prej 2 euro, një kartëmonedhë në vlere prej 50 euro, një kartëmonedhë në vlerë 20 euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë 5 euro si të dyshuara të falsifikuara. Vlera totale është 2917 euro”, thuhet në raport.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti është duke u hetuar. 

Related posts

Dënohen me 5 vjet burg dy shtetas të Maqedonisë, importuan në Greqi rreth 600 dokumente

Xh M

Shqiptohen 286 sanksione për vozitje të shpejtë

D V

SPB-Tetovë: Shqiptohen 20 masa për tejkalim të shpejtësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky