Agjencia Zhurnal.mk.

Deklaratë e kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela

Strugë, 24 prill – Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela sot e realizoi të drejtën e vet të votës në rrethin e parë të zgjehdjeve presidenciale në shkollën fillore në fshatin e Strugës, Livadhi.

“Pritshmëritë tona janë që do të fitojë kandidati të cilin ne e përkrahim dhe më e rëndësishme sesa kjo fitore është fitorja e konceptit dhe idesë që paraqet ky koalicion. Duhet të jetë fitorja e idesë së zgjedhjes së presidentit në Parlament, ashtu siç ka edhe modelin, Maqedonia është demokraci parlamentare. Na pret një betejë mbrapa që të arrijmë që presidenti të zgjidhet në Parlament me votat e deputetëve, me parimin e Badenterit dhe me shumicën e dy të tretave”, deklaroi Sela pas votimit.

Konkludoi se atmosfera në vendvotimin në Livadhi është demorkatike.

“Çdoherë në këtë vendvotim në Livadhi ajo atmosferë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë”, tha Sela.

Pret se do të fitojë kandidati prapa të cilit qëndrojnë si parti politike dhe shpreson se do të jetë qetë dhe do të pranihen rezultatet. 

Related posts

Zgjedhjet Presidenciale/ ”Znam” kundër Pendarovskit – ”Levica” kundër Davkovës!

Xh M

Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!

Xh M

SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky