Agjencia Zhurnal.mk.

Bota e futbollit e mbushur me skandale seksuale, tani akuzohet edhe ish-trajneri i Chelseat

Avram Grant akuzohet për ngacmim seksual të disa grave, sipas një hetimi të televizionit izraelit “Channel 12”.

Ky televizion transmetoi një seri të gjatë dëshmish kundër ish-trajnerit të Chelsea.

Femrat e intervistuara akuzuan Grant se u përpoq nga pozicioni i tij për t’i bindur ato të kishin marrëdhënie seksuale, sepse do t’i ndihmonte më pas në karrierë.

Një vajzë 22-vjeçare, siç raporton gazeta “The Times of Israel”, deklaroi se ishte ftuar nga trajneri në banesën e tij, ku edhe kishin ndodhur ngacmimet seksuale.

Strategu i futbollit nuk i ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë të qëllimshme: “Në jetën time jam përpjekur gjithmonë të respektoj çdo grua dhe çdo burrë”.

“Gjithmonë jam përpjekur t’i trajtoj gratë me respekt dhe miqësi, kurrë nuk kam synuar të sillem në mënyrë të padrejtë ose të dëmtoj ndonjërën në asnjë mënyrë”.

“U ndjeva në siklet për shkakun tim, kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Grant mund të vuajë edhe dënimin me burg, nëse akuzat për ngacmim seksual vërtetohen.

Related posts

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

D V

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

D V

Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky