Agjencia Zhurnal.mk.

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Me 350 mijë njësi të dorëzuara vetëm në vitin 2023, X3 është BMW-ja më e shitur.

Pavarësisht se ishte i disponueshëm që nga viti 2017, ky crossover luksoz rezultoi të jetë më i popullarizuar se ai kryesor i serisë 3.

E me sa duket, një model zëvendësues i X3 është vetëm pak javë larg prezantimit zyrtar.

BMW ka njoftuar se X3 i ri do të vjen me shumë ndryshime të cilat ofrojnë rehati më të madhe dhe teknologji më të avancuar.

Gjithashtu, i planifikuar është edhe një iX3 i ri, dukshëm i ndryshëm nga X3.

Ndryshe, modelet e ardhshme elektrike të BMW-së do të mbështeten nga platforma e shumëpërfolur Neue Klasse.

Ndërkohë, X3 i ardhshëm me benzinë, naftë dhe fuqi hibride plug-in vjen pas disa javësh dhe do të dalë në shitje para fundit të vitit. 

Related posts

Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE

Xh M

Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë

D V

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky