Agjencia Zhurnal.mk.

Blinken pret që lufta në Ukrainë të zgjasë edhe shumë muaj të tjerë

Lufta që po bën Rusia në Ukrainë do të zgjasë edhe “shumë muaj”, vlerësoi sot sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken.

“Kjo mund të përfundojë nesër nëse Rusia ndal agresionin e saj, por ne nuk shohim asnjë shenjë për këtë në këtë fazë – ne ende shohim një konflikt që do të zgjasë për shumë muaj,” tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Jens Stoltenberg në Uashington.

“Ndërsa (lufta) po vazhdon, ne duam të sigurojmë që Ukraina të ketë atë që i duhet për të mbrojtur dhe ne duam të sigurohemi që Rusia të ndjejë presion të fortë nga numri maksimal i vendeve,” shtoi Bliken.

Sekretari amerikan shtetëror tha se Ukraina i kishte dhënë “garanci” SHBA-së për të siguruar që sistemet e reja raketore të premtuara nga Uashingtoni nuk do të përdoren për qëllime ruse.

“Rusia po sulmon Ukrainën, jo anasjelltas. Le të jemi të qartë: mënyra më e mirë për të shmangur përshkallëzimin është që Rusia t’i japë fund agresionit të saj dhe luftës që ka nisur, u tha Blinken gazetarëve në përgjigje të kritikave të Moskës për dërgesën e re amerikane të armëve në Ukrainë.

Related posts

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Xh M

Britania nis operacionin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, avokati: Vendim politik! Ja çfarë ndodh me shqiptarët

Xh M

Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky