Agjencia Zhurnal.mk.

Askund Maqedonia e Veriut në hartat e investitorëve të huaj!

Shkup, 20 mars – Qeveria si institucioni kryesor ekzekutues në vend, në kuadër të së cilit funksionojnë ministritë e ndryshme e drejtori që janë përgjegjëse për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, nuk kanë rezultuar të suksesshëm në këtë drejtim. Agjencia për Investime të huaja në letargji të thellë. Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja. Vend stabil, jo kërcënues, në paqe totale por sërish Maqedonia e Veriut po dështon në tërheqjen e investitorëve të huaj në vend, dhe sigurisht që ky dështim nuk i etablohet një individi por një grupacioni të tërë që kanë mekanizma dhe janë përgjegjës për këtë çështje, shkruan Zhurnal.

Investitorët e huaj nuk e gjejnë dot në hartë Maqedoninë e Veriut – 

Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja. Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në NATO më 2020. Në bazë të të dhënave të Bankës Popullore në këtë shtet, Maqedonia e Veriut i ka pranuar 616.7 milionë euro në formë të investimeve të huaja, më 2023. Kjo shifër është e përafërt me investimet e huaja në Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinë.

Serbia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, gjatë vitit 2023 ka arritur të tërheqë 4 miliardë euro e gjysmë euro në formë të investimeve të huaja. Në mesin e vendeve fqinje, që janë pjesë e Bashkimit Evropian ose NATO-s, që tejkalojnë pragun e 1 miliard eurove në vit janë: Kroacia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.

Së fundi, edhe investitorët ekzistues në Maqedoninë e Veriut janë deklaruar se nuk janë të gatshëm të riinvestojnë. Kryetari i Këshillit për Investime të Huaja, Viktor Mizo, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Maqedoni të Veriut po mungon një strategji gjithëpërfshirëse shtetërore për tërheqjen e investitorëve të rinj të huaj, por edhe për mbajtjen edhe të atyre që tashmë kanë investuar në vend.

Këshilli për Investime të Huaja përbëhet nga 130 kompani prej 20 vendeve të huaja. Kompanitë që kanë investuar tashmë janë të industrisë automobilistike, bujqësisë, energjetikës, asaj për prodhim të ushqimit, telekomunikacionit, shërbimeve të teknologjisë informative, e tjera.

Investime të huaja që kanë dështuar në shtrirjen e bizneseve të tyre në Maqedoninë e Veriut janë të shumta në numër, mes tjerash të fundit janë:

“Fabrika e makinave elektrike E-GO në Tetovë
Hidrocentrali Çebren nga kompania greke Arhirodon
Projekti për kompleksin te Liqeni Treska në Shkup
Investimi nga kompania jug koreane “Almak”
Kompania amerikane “Dura Automotive Systems”

Në Maqedoni të Veriut, qysh prej vitit 2006 është investuar në promovimin e vendit si shtet me mundësi të mëdha investimi, duke bërë edhe ndryshime ligjore që përfshinin lehtësime si shmangja e taksave, subvencionet për kompanitë importuese, subvencionet për pagesën e kontributeve për sigurimin e të punësuarve, grante për infrastrukturë, tokë ndërtimore të subvencionuar e tjera.

Me këtë rast ishte hapur edhe Agjencia për Investime të Huaja, Drejtoria për Zona Teknologjiko-Industriale, të cilat kanë për detyrë promovimin e Maqedonisë së Veriut si shtet të volitshëm për investime të huaja, përmes fushatave të ndryshme dhe mbështetjes administrative për investitorët potencialë.

Agjencia për Investime të huaja në letargji të thellë- 

Tanimë veçse është e qartë se cili është funksioni dhe misioni i kësaj agjencie, por ajo që ende mbetet enigmatike është puna që është dashtë të bëhet nga ky institucion. Mungesa e punëve dhe rezultateve konkrete të bind se kjo agjenci është në letargji.

Kujtojmë që, sipas Bankës Popullore gjatë viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut kishte një rënie të madhe për sa i përket investimeve të huaja, ku janë regjistruar minus 14.7 milionë euro në vitet paraprake. Edhe përkundër faktit që Maqedonia e Veriut është një vend i vogël sërish ofron kushte optimale për investitorët, por ajo që mungon është një strategji e mirëfilltë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, por kjo gjë fatkeqësisht nuk po ndodhë.

Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i Aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s, dhe kjo garanton stabilitet dhe siguri për investitorët, vendi ka 14 zona të lira për të investuar kompani të ndryshme duke ju ofruar një kosto të ulët për tokën por edhe për klasën punëtore, por edhe kur janë të pjekura gjitha kushtet dhe mundësit investitorët mungojnë sepse edhe udhëheqësit e institucionin më përgjegjës në këtë rast, Agjencisë për Investime të huaja, mungojnë dhe nuk janë askund. 

Deri sa në këtë Agjenci të ketë mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie, nuk do të shtohen investimet e huaja, vetëm sa do të pakësohen, madje edhe këto investime aktive që janë bërë më herët do të tkurren si pasojë e mos koordinimit të duhur për të ofruar ndihmën e nevojshme. /Zhurnal.mk

Related posts

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

D V

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky