Agjencia Zhurnal.mk.

Anëtarja e Kuvendit Qendror të ASH-së, Rolanda Prevalla Kadriu i bashkohet Grupit të Zjarrit

Shkup, 3 mars – Anëtarja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Rolanda Prevalla Kadriu i është bashkuar grupit të zjarrit të BDI-së që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexheti. Njoftimi është bërë i ditur nga Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

“Rolanda Prevalla Kadriu, anëtarja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët me krenari iu bashku kauzës që e udhëheqim”, ka shkruar Mexhiti, shkruan Alsat.

Siç mëson televizioni Alsat, Rolanda Prevalla Kadriu nuk ishte pajtuar me vendimin e ASH-së për të hyrë në qeveri për shkak të pakënaqësive për punën e deritanishme të ekzekutivit.

Grupi i Zjarrit tani një kohë të gjatë po kërkon largimin nga BDI-ja të Artan Grubit, për shkak të pakënaqësisë për punën e tij dhe të ministrave të tjerë të BDI-së në qeveri.

Por, kjo kërkesë është refuzuar në vazhdimësi nga kreu i partisë, Ali Ahmeti pas çka dy grupet të njohura si “Zjarri” dhe Ahmetistët” po mbajnë takime me elektoratin për të prezantuar pozicionet e tyre./Alsat.mk

Related posts

KSHZ: Më 8 maj votuesi do të mund të hyjë vetëm një herë në vendvotim, nuk do të ketë kthim

Xh M

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Xh M

Pse dalja e shqiptarëve në këto zgjedhje ishte shumë e ulët?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky