Agjencia Zhurnal.mk.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Kuvendi njofton se pasdite pritet votimi

Në Strasbourg po zhvillohen punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Tema e rëndësishme e këtij sesioni të APKE do të jetë debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton Telegrafi.

Kuvendi i Kosovës, në njoftimin e bërë për media thotë se “në këtë sesion, marrin pjesë anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APKE, Saranda Bogujevci, kryesuese, Arben Gashi dhe Enis Kervan, anëtarë, si dhe Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, zëvendës-anëtarë”.

“Në APKE po qëndron edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dhe Zv. Kryeministrja,  Donika Gërvalla dhe Zv. Ministri i MPJD, z. Kreshnik Ahmeti. Në sesion, fillimisht, raportuesja për Kosovën, znj. Theodora Bakoyannis, do ta prezantojë raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës për anëtarësim dhe më pastaj do t’i jepet fjala anëtarëve të tjerë, përfshirë anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE”, thuhet në njoftim.

Kuvendi bën të ditur se pas debatit,  raporti do të hidhet në votim ku kërkohen 2/3 e votave për miratim dhe më pas do t’i përcillet Komitetit të Ministrave për votim. Komiteti i Ministrave do të mbahet me 16-17 maj 2024.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022.

Related posts

A dështoi Lajçak në procesin e dialogut? Stano: Rezultatet nuk janë dështim i tij, por i palëve

D V

​Vullnetarët e Korpusit të Paqes do të ndajnë praktikat e mira të sistemit arsimor amerikan

D V

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky