Agjencia Zhurnal.mk.

Alarmante/ Maqedonia e Veriut ndër vendet me rënie të madhe të popullsisë në dekadat e ardhshme

Shkup, 26 Korrik – Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind të popullsisë së saj aktuale, nëse vazhdon trendi aktual i reduktimit të popullsisë, raporton portali Visual Capitalist, duke duke u thirrur në të dhënat nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, transmeton Portalb.mk. Maqedonia është e 18-ta në listën e 20 vendeve me rënien më të madhe të parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme.

Sipas të dhënave, popullsia në vend do të zvogëlohet për 10,9 për qind, gjegjësisht në Maqedoni do të jetojnë afro 200 mijë banorë më pak se sot.

Nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në vendin e 10-të, e cila në dekadat e ardhshme do të humbasë 15.0% të popullsisë së saj.

Në vendin e parë me zvogëlimin më të madh të popullsisë ndodhet Bullgaria, e cila në dekadat e ardhshme do të ketë 22.5% popullsi më të ulët.

Related posts

SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor

Xh M

Vazhdon beteja për media të lira!

I.A

Alarmante numri i lindjeve në moshë të mitur dhe jashtë martese, institucionet nuk ndërmarin asnjë hap!?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky