Agjencia Zhurnal.mk.

Agjenda/ Kryeparlamentarja zvicerane për vizitë tre ditore në Shkup, regjim i veçantë në komunikacion

Shkup, 11 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se më 12, 13 dhe 14 tetor të vitit 2022 (e mërkurë, e enjte dhe e premte), për shkak të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kryetares të Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, H.E. Irene Kelin, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit.

Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik ti respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të trafikut. 

Kelin pritet që të takohet me kreun shtetërorë, presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi.

Related posts

Kovaçevski: VMRO dhe BDI të ulin tensionet – Mickoski vazhdon “avazin” e vjetër!

Xh M

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi montuar procese politike

Xh M

Mexhiti në Çair dhe Gazi Babë: Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky