Agjencia Zhurnal.mk.

Adoleshentet me depresion për shkak të rrjeteve shoqërore

Pesë ditë me telefon në dorë dhe duke hulumtuar në kompjuter nuk janë asgjë e pazakonshme për adoleshentet, mirëpo pikërisht është rrezik që të sëmuren nga depresioni.

Kështu ka konstatuar hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit në San Diego, të cilët i kanë krahasuar simptomat e kësaj sëmundjeve me përdorimin e rrjeteve shoqërore.

Në studim kanë marrë pjesë 133.000 adoleshente, të cilat i janë përgjigjur pyetjes sa shpesh i përdorin aparatet elektronike, kur edhe është zbuluar që vajzat e reja janë kategoria më e lëndueshme.

Te ato rreziku për rënie në depresion dhe për vetëvrasje është rritur për 71 për qind.

Rezultatet tregojnë qartë që celularët dhe rrjetet shoqërore kanë ndikimin më të madh te vajzat e reja se sa te djelmoshat.

Shkaktari me siguri është që djelmoshat aparatet elektronike (celularët dhe kompjuterët) i përdorin për lojëra.

Vajzat janë shumë të preokupuara me popullaritetin dhe statusin shoqëror, ndërkaq tani kjo mund të matet me like dhe numrin e ndjekësve në Facebook dhe Instagram, prandaj ato veten e vlerësojnë në bazë të like-ve dhe ndjekësve.

Udhëheqësi i studimit, dr. Jen Twenge dhe shton që shtimi i numrit të adoleshenteve me probleme mendore është për t’u brengosur.

Related posts

Çfarë po ndodh me kafenë? Paralajmërohet rritje e çmimeve

Xh M

A duhet të ktheheni përsëri në punën e vjetër?

D V

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t’i gjente një ‘shtëpi të re’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky