Agjencia Zhurnal.mk.

Kallëzim penal për dy mashtrues

Tetovë, 26 gusht – Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë deri te Prokuroria Themelore Publike Tetovë, parashtroi kallëzim penal kundër B.A. (35) nga Shkupi dhe R.Z. (22) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer shtatë vepra penale “mashtrim”.

Siç informon MPB-ja, të dy dyshohen se në periudhën nga shkurti deri në maj të këtij viti kanë mashtruar shtatë persona nga Tetova, fshatrat e Tetovës Reçicë e Vogël, Zhelinë, Palçishtë i Poshtëm, Pirok, Shipkovicë dhe të fshatit Bojanë të Shkupit.

Në këtë periudhë, më së shpeshti përmes thirrjeve telefonike B.A. iu është paraqitur të mashtruarëve dhe iu ka porositur mobilje, iu ka shitur hekur të vjetër, iu ka afruar shërbime artizanale, ka kërkuar nga ata të blejnë prodhime teknike, ka kërkuar të holla për shërimin e personave të sëmurë dhe tjetër.

I denoncuari i parë, pastaj e ka angazhuar R.Z. të e merr pagesën në të holla, poashtu duke iu plasuar të dëmtuarve tregime të ndryshme.

Related posts

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

MPB: Vrasje e dyfishtë në Shkup – vëllai vret vëllanë dhe bashkëshorten e tij!

Xh M

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky