Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Online mund të aplikoni për 28 shërbime të MPB-së

Shkup, 15 gusht – Në ueb faqen e MPB-së https://termin.mvr.gov.mk/, si dhe në Portalin Nacional për shërbime elektronike https://uslugi.gov.mk/ ku janë vendosur 28 shërbime administrative elektronike të MPB-së për qytetarët, tëdisponueshme për aplikim online, qytetarëve u ofrohet mundësia që në mënyrë dixhitale të caktojnë një takim për fotografim për dokumentet personale, si dhe pagesën elektronike për shërbimin, si dhe janë në dispozicion edhe formularët e kërkesave, njofton sot në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Me këtë, siç shprehet ai, lehtësohet dhe përshpejtohet vetë procedura si nga këndvështrimi i qytetarit ashtu edhe nga këndvështrimi i vetë institucionit.

Portali është themeluar dhe menaxhohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila është përgjegjëse për disponueshmërinë dhe funksionimin teknik të saj.

“MPB përgatit shërbime me zhvillimin e saj të cilat përmes sistemit e-shërbime që do t’u mundësojë qytetarëve të marrin shërbime. Shërbimet e planifikuara që do të mundësojnë shërbime dixhitale janë në sferën e lëshimit të vërtetimit për vendbanimin, vërtetim të pronësisë së automjeteve dhe certifikata të statusit të shtetësisë”, ka shkruar ministri Spasovski në Fejsbuk.

Related posts

Në Dibër dhe Qendër Zhupë do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

Xh M

Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

Xh M

Ageler: Mediumet kanë rol kyç, posaçërisht në procesin zgjedhor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky