Agjencia Zhurnal.mk.

Thatësira nxjerr bombat e Luftës së Dytë Botërore në Itali

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e hedhur në një lumë italian u zbulua ditët e fundit rastësisht, për shkak të thatësirës ekstreme që ka përfshirë vendin.

Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po, niveli i të cilit është reduktuar ndjeshëm nga mungesa e theksuar e reshjeve.

Seksione të mëdha të lumit 650 kilometërsh janë tharë në thatësirën më të keqe në Itali në 70 vitet e fundit. Moti i pazakontë i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.

“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po,” tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi.

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë.

Rreth 3,000 banorë u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të kryenin një shpërthim të kontrolluar.

Related posts

Shtetet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2024

Xh M

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Xh M

Britania e Madhe: Rusia ka humbur 450 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky