Agjencia Zhurnal.mk.

Lewandowski shpallet sulmuesi i vitit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, e ka fituar çmimin për sulmuesin më të mirë të vitit që u nda në ceremoninë e Topit të Artë.

I pandalshëm para portës, polaku ka realizuar rreth 60 gola brenda vitit 2021, prandaj është më meritor për këtë trofe.

Duhet theksuar se çmimi për sulmuesin më të mirë të vitit ndahet për herë të parë në një ceremoni të Topit të Artë.

Në anën tjetër, Lewandowski është në garë edhe për çmimin kryesor të mbrëmjes – Topi i Artë.

Megjithatë, konkurrenca në atë garë është shumë më e madhe dhe pritet të shihet se kush do të jetë fituesi.

Related posts

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

D V

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

D V

Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky