Agjencia Zhurnal.mk.

Për herë të parë portreti i një gruaje vendoset në kartëmonedhë

Për herë të parë, Banka Kombëtare Rumune ka shpërndarë një kartëmonedhë me portretin e një femre.

Ecaterina Teodoroiu ishte gruaja e parë oficere në ushtrinë rumune dhe vdiq në Luftën e Parë Botërore në vitin 1917.

Fillimisht ajo punoi si infermiere, por më pas u bë një ushtare në vijën e parë, shkruan EuronewsAlbania.

“Së pari, ajo ishte gruaja e parë oficere në ushtrinë rumune. Në këtë mënyrë ne hasëm në interesin e publikut dhe kishte një mbështetje të madhe mes qytetarëve për promovimin e barazisë gjinore dhe për një rol më të madh të personaliteteve femra në historinë rumune”, tha Mugur Isarescu, guvernator i Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Kartëmonedha e re, që do të ketë vlerën e 4 eurove, dhe do të dalë në qarkullim nga 1 dhjetori.

Related posts

Blinken largohet nga Izraeli, nuk ka njoftime për armëpushim

Xh M

Si të bëheni më të përgjegjshëm me paratë tuaja?

Xh M

Macron do të dërgonte përsëri trupa në Ukrainë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky