Agjencia Zhurnal.mk.

196 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë

Shkup, 1 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 196 shoferë.

Prej tyre, siç njofton MPB-ja 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë. Njëherit, 81 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 115 jashtë vendeve të banuara.

“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Gjendet pesë vjeçari i zhdukur te parku i Sarajit

Xh M

Pagoi mbi 300 euro për vizë pune në Gjermani, mashtrohet një person nga Tetova

Xh M

Shtetasi nga Maqedonia dyshohet se plagosi rëndë një 63-vjeçar në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky