Agjencia Zhurnal.mk.

ZZHTI i prezantoi mundësitë për investime dhe konceptin e ri para njerëzve kryesorë nga industria automobilistike

Shkup, 10 nëntor – ZZHTI u prezantua në kongresin e 15-të të industrisë automobilistike në organizim të magazinës prestigjioze gjermane “Automobilhove” në të cilin takohen njerëzit kryesorë nga industria automobilistike. Në kongresin në Ludvigsburg, ZZHTI e prezantoi konceptin e ri për nxitje të investimeve dhe mundësive për investim në Maqedoni të Veriut.

 

Në stendën e ZZHTI-së vizitorët shprehën interesim të posaçëm për qasjen e re të pakos së individualizuar të shtetit në investimin i cili bazohet në analizë të planeve 10-vjeçare investuese, por edhe për Fondin e ri të gjelbër investues i cili duhet të nxisë rritje të përshpejtuar dhe transformim digjital.

Në ngjarjen dyditore, që mbahet më 9 dhe 10 nëntor, kushtuar rifillimit të industrisë automobilistike pas pandemisë, marrin pjesë kompanitë kryesore për prodhim të automobilave dhe komponentë automobilistikë të përfaqësuara nga njerëzit e parë, mes të cilëve edhe Luka De Meo, shefi i ri i “Reno”, Mate Rimac nga Rimac automobili i cili kohë më parë e ndërmori edhe “Bugati”-n, njeriu i parë i “BMW”-së, manfred Shoh, si dhe Oliver Blume nga “Porshe”.

Në kongres u prezantuan edhe masat të cilat kompanitë i ndërmorën për rifillim të prodhimit pas krizës së vitit pandemik, si dhe pritjet dhe planet prodhuese që pasojnë. Të gjithë janë të mendimit se e ardhmja është në automobilat elektrik si dhe se nevojitet rilokacion i prodhimtarisë më afër Evropës me qëllim që në të ardhmen të evitohen situata si aktualja në të cilën një pjesë e madhe e prodhimtarisë së automobilave është ngadalësuar për shkak të mungesës së çipeve nga Azia. Rajoni i Ballkanit ka përparësi të veçantë si një nga destinacionet e preferuara për investime të ardhshme.

Related posts

Shkup: Nëna bashkë me fëmijët tentoi të largohet nga vendi me test të rrejshëm për Covid-19

D V

Osmani: Çekia mbetet mbështetës i sinqertë dhe i zëshëm i integrimit tonë evropian

D V

Bytyqi-Bekteshi: Është zgjidhur problemi me ngrohjen, qytetarët do të kenë ngrohje pa ndërprerje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More