Agjencia Zhurnal.mk.

ZZHIT: Rritje stabile e aktiviteteve ekonomike në zona – kuartali i tretë më i lartë në katër vitet e fundit

Shkup, 9 tetor  – Në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, pas dy kuartaleve të para dhe në të tretin është regjistruar  nivel më i lartë i aktivitetit ekonomik krahasuar  me periudhën e njëjtë në katër vitet e fundit, tregon analiza e rregullt e ZZHIT.

“Në kuartalin e tretë eksporti është 696 milion euro, që është më i lartë në katër vitet e fundit krahasuar me periudhën e njejtë. Plotësisht në nëntë muajt e parë të vitit 2021 është regjistruar nivel më i lartë ieksportit dhe importit krahasuar me periudhën e njejtë  në katër vitet e fundit. Në periudhën nga janari deri në shtator të këtij viti,  aktiviteti eksportues në zonat industriale arriti 2 miliard e 235 milion euro që është për 39 për qind më shumë  se periudha e njejtë në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019 rritja është rreth 9 për qind, gjegjësisht 26,6 për qind krahasuar me vitin 2018. Pritet trendi i tillë të vazhdojë deri në fund të vitit që sipas vlerësimeve eksporti mund të arrijë rreth 3 miliard euro në vit, që do të ishte nivel rekord deri tani”, kumtoi ZZHIT.

Shtojnë se në nëntë muajt e parë të vitit 2021 eksporti i tërësishëm  në zona arrin mbi 2,225 miliard euro dhe është për 56 për qind i rritur në krahasim me  periudhën e njëjtë të vitit të kaluar gjegjësisht 16 për qind në krahasim me vitin 2019, ndërsa mbi 50 për qind në krahasim me vitin 2018.

“Edhe në lidhje me importin është regjistruar nivel më i lartë në krahasim me kuartalin e njejtë  në secilën nga katër vitet e kaluara.  Ashtu importi në kuartalin e tretë të këtij viti arriti 690 milion euro që është për 13 për qind më i lartë nga kuartali i njejtë i vitit të kaluar, gjegjësisht për 22 për qind më i lartë në krahasim me kuartalin e tretë në vitin 2019. Importi mujor në ZZHIT në shtator të vitit 2021 e tejkalon importin mujor për muajin e njejtë në katër vitet e fundit dhe është në nivel prej 189 milion euro. Krahasuar me shtatorin e vitit 2020, importi është rritur për 7 për qind”, citojnë nga ZZHIT.

ZZHIT është në fazën e vendosjes së parametrave të rinj në analizë që të shihet  sa pjesë e importit i detyrohet furnizimit të pajisjeve, ndërsa sa pjesë lëndëve të para. Analiza potencon se në periudhën e aktiviteteve të rritura investuese një pjesë e madhe e importit i detyrohet  furnizimit të makinerive, pajisjes dhe teknologjive të reja. Kjo, siç thonë nga ZZHIT, reflektohet edhe në neto eksportin, gjegjësisht  mbulimin e barabartë të importit dhe eksportit në zona. Që nga gushti neto eksporti është në nivel pozitiv prej 0,70 për qind.

“Sipas analizës mbi 70 për qind e kompanive punojnë në suaza të mesatares ose mbi të, krahasuar me muajt paraprak në vitin 2021. ZZHIT me kujdes i ndjek rreziqet me zinxhirët global të furnizimit dhe nëse është e nevojshme do të nënshtrohen masa për ballafaqim me pasojat e mundshme. Mes tjerash, në suaza të konceptit të ri të tërheqjes së investimeve ZZHIT tashmë zbaton një qasje të larmishme dhe tërheqjen e investimeve ehde nga sektorë të ndryshëm”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky