Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Llapit, shkruan Gazeta Olle.
“Jo më kot thonë se futbolli krijon familje. E sot kemi kënaqësinë t’ua kumtojmë lajmin se kapiteni Mentor Zhdrella është përsëri pjesë e familjes bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e klubit.
Zhdrella ishte pjesë e bardhekaltëve për katër vite, ku shënoi 20 gola e dhuroi 30 asistime në 100 paraqitje.
Futbollisti i njohur kosovar ishte në bisedime me disa skuadra, por si duket klubi i vendlindes së tij e ka bindur që të rikthehet dhe të vazhdojë me kontributin edhe në edicionin e ardhshëm.
/Gazeta Olle/