Vecaj është 24 vjeçar nga Shkodra dhe luan në pozitën e mesfushorit të krahut, shkruan Gazeta Olle.
“Nga sot mesfushes tone i bashkengjitet edhe Uendi Vecaj, si transfer i lirë i cili së fundi ishte pjesë KS Burreli” thuhet në njoftimin e klubit.
Vecaj ka bërë karrierë te skuadrat Dinamo e Zagrebit II, pastaj KF Teuta e Durrësit, KF Laçi, dhe së fundmi KS Burreli.
Bardhekaltrit e kanë nisur mjaft mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, ku në dy takimet e para kanë grumbulluar katër pikë në Grupin B.
/Gazeta Olle/