Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Visoka largohet nga Arbëria, merr me vete edhe dy asistentët e tij

Lajmin e ka konfirmuar vetë Visoka përmes një publikimi në profilin e tij në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Arbërisë me largimin e tij ka marrë me vete edhe dy asistentët, Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli.

Arsyeja e largimin nga klubi, siç thekson Visoka, është gjendja e krijuar tek Arbëria pas dorëheqjes së kryesisë dhe presidentit, ku pasoi edhe largimi i shumicës së futbollistëve.

Njoftimi i plotë nga Visoka: 

Pershendetje miqte te mi.

Duke pare gjendjen e krijuar ne KF Arberia pas doreheqjes-largimit te kryesise dhe presidentit te klubit dhe duke pare qe shumica e futbollisteve tashme jane larguar nga klubi , edhe mua si kryetrajner nuk me mbetet rruge tjeter vetem se te largohem bashkarisht me asistentet Arsim Tershani dhe Kadriolli Diamant sepse ne klub nuk ka kushte per te vazhduar tutje.

Ndjeje keqardhje per nderprerjen e punes ne kete menyre sepse me te vertete Arberia ishte e destinuar per tu rikthyer ne elite ne fund te ketij kampionati.

Nje falenderim per anetaret e kryesise dhe tifozet e klubit futbollistik KF Arbëria.

Falenderimi me i veqant eshte per te gjithe FUTBOLLISTET te cilet ishin te perkryer ne te gjitha drejtimet , andaj te gjitheve ju uroje shume suksese ne vazhdim ne sfidat e tyre te radhes.

 

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Osmani: Integrimi euroatlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sigurojë stabilitet afatgjatë në rajon

Z.H

(VIDEO) Pamje kur personat e maskuar i vënë zjarrin bankomateve në qendrën tregtare Point Retail Park

Z.H

Osmani – Hukstra: Partneriteti mes dy vendeve vazhdon në tre dekadat e fundit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More