KF Vëllaznimi ka filluar të këndellet në përgatitjet për stinorin pranveror në Ligën e Parë.
Skuadra nga Gjakova ka arritur marrëveshje me futbollistin, Nikson Memaj i cili kthehet tek kuqezinjtë pas katër vitesh, shkruan Gazeta Olle.
Memaj u transferua tek Hajduku në 2018, pikërisht nga Vëllaznimi, pastaj në vitin 2020 ishte rikthyer në Kosovë tek FC Prishtina, dhe në sezonën vjeshtore 2021/22 ishte pjesë e KF Trepça’89.
Njoftimi i plotë nga KF Vëllaznimi:
Super Lojtari Nikson Memaj rikthehet pas 4 viteve në Vëllaznim.
Memaj në vitin 2018 nga KF Vëllaznimi u tranferua në Hajduk, në vitin 2020 ishte rikthyer në Kosovë tek FC Prishtina, dhe në sezonen vjeshtore 2021/22 ishte pjesë e KF Trepça’89.
Memaj ka vendosur që ti mbrojë ngjyrat kuq e zi të klubit të zemres.
Suksese @niksonmema
#VAZHDOJMË
/Gazeta Olle/