Ulpiana ka arritur marrëveshje me futbollistin argjentinas, Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli.
Zarate zbarkon në Superligën e Kosovës nga FK Borec i Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Olle.
Lipjanasit kanë arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin argjentinas.
Njoftimi i plotë nga Ulpiana:
Mirë se vjen GONZALO IVAN ZARATE FAGIUOLI
KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me futbollistin Argjentinas Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli, i cili vjen nga radhet e FK Borec nga Maqedonia Veriore.
Me Zaraten, klubi ka arritur marrëveshje 1 vjeqare me mundesi vazhdimi, Zarate ka pasur edhe shumë oferta të ndryshme nga ekipet vendore si dhe ato ndërkombëtare mirëpo Zarate ka zgjedhur KF ULPIANA.
Na priftë e mbara dhe #forcaulpiana🤍💙
/Gazeta Olle/