Klubi Futbollistik “Trepça” ka njoftuar për transferimin më të ri, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për futbollistin Theophilus Kojo Ogoe, i cili vjen nga Gana.
Ogoe luan në pozitën e qendërmbrojtësit, dhe më parë ka veshur edhe fanellën e Vushtrrisë në Kosovë.
24-vjeçari ka luajtur edhe për klube si Berekum Chelsea dhe Tema Youth në Ganë.
Mitrovicasit tash e sa vite luajnë në Ligën e Parë dhe nuk kanë mundur të këndellen për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
/Gazeta Olle/