Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Trajneri Nazmi Rama merr drejtimin e skuadrës nga Liga e Parë

Skuadra e KF Vllaznia sot ka arritur marrëveshje me trajnerin, Nazmi Rama.

Pas një mbjedhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, është vendosur që posti i trajnerit t’i besohet Ramës.

Nazmi Rama së fundmi ishte trajner i Istogut, mirëpo pas fillimit jo të mirë në edicionin 2021/22, ishte vendosur për shkëputje të kontratës me marrëveshje të dyanshme.

Rama nuk do të ketë aspak punë të lehtë, pasi me skuadrën nga Pozherani do të luftojnë për mbijetesë në Ligën e Parë.


Njoftimi i plotë nga KF Vllaznia: 

Mirë se vjenë Nazmi Rama

Sot në ambientin e stadiumit të Kf Vllaznia klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin Nazmi Rama

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të merrte drejtimin e skuadrës.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese në arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 🟢🔴


/Gazeta Olle/

Related posts

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla

Z.H

ASH voton buxhetet komunale në komunat ku udhëheq BDI-LSDM, ndërsa përjashton këshilltarin në Zhelinë

Z.H

Sonte priten reshje të dendura shiu dhe bubullima

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More