Zyrtarimi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, shkruan Gazeta Olle.
“Football Club Istogu ka kënaqësinë të ju njoftojë së sot ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur kosovar, Bekim Shotani”, thuhet në njoftimin e klubit.
Bekim Shotani nënshkroi sot kontratë me Istogun e cila është e vlefshme deri me 30 qershor 2022, por me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.
Kryetrajneri vushtrrias Bekim Shotani do të ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit: Mehdi Arifaj dhe Hysni Kabashi.
Shotani është trajner i njohur në futbollin kosovar, ka udhëhequr skuadra të mëdha të Superligës siç janë: Ballkani, Trepça ’89, Llapi, Vushtrria, Drenica.
/Gazeta Olle/