Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook.
Keçi me Llapin edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës kurse në nisje të këtij edicioni Superkupën.
Njoftimi pa ndërhyrje i Llapit
Komunikatë zyrtare:
Klubi futbollistik “Llapi” njofton se me marrëveshje ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin e parë të shtabit teknik, Sunaj Keqi. Palët ranë dakord që të mbyllin bashkëpunimin që kishte nisur para një edicioni. Përmes kësaj komunikate falenderojmë z. Sunaj Keqi për punën dhe kontributin, kurse njoftojmë që vendin e tij si ndihmëstrajner i parë i trajnerit Tahir Batatina do ta zë Andi Kulli.