Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj, i është bashkuar klubin kryeqytetas, Ramiz Sadiku.
Sermaxhaj është emëruar këshilltar profesional me qëllimin për të ndihmuar klubin në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prishtinas përmes një njoftimi.
“Pjesë e KF Ramiz Sadiku, edhe trajneri i mirënjohur, Sami Sermaxhaj, si: Këshilltar profesional, i cili do të ndihmoj klubin në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ramiz Sadikut.
Sermaxhaj kohë më parë drejtoi disa nga skuadrat elitare të futbollit kosovar.