Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Rui Patricio nënshkruan për Romën deri në vitin 2024

Roma e ka transferuar portierin portugez, Rui Patricio, nga Wolverhampton Wanderers për 11.5 milionë euro plus bonuset.

 

Gjatë ditës së sotme, portieri ka udhëtuar në kryeqytetin italian për t’i kompletuar ekzaminimet mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Giallorossët e kanë konfirmuar marrëveshjen përmes një komunikate zyrtare për shtyp duke sqaruar se bonuset janë të lidhura me performancën dhe arritjet individuale të lojtarit.

“Roma është një klubi madh dhe është një sfidë e re, ndërsa unë jam i gëzuar që do të përpiqem t’i ndihmoj klubit për t’i arritur objektivat e veta”.

“Jose Mourinho është një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe jam i kënaqur që do të filloj punën me të dhe do të bëj gjithçka për ta ndihmuar skuadrën”, ka deklaruar Patricio për faqen zyrtare të klubit.

Portugezi iu bashkuar Wolves në vitin 2018 nga Sporting CP për 18 milionë euro dhe kishte kontratë deri në qershor të vitit 2023. 

Related posts

Vashat e Kosovës kalojnë në gjysmëfinale, do të ndeshjen me Irlandën

D V

Mbrëmje gala në Paris: Ceremonia e Topit të Artë – vendi, ora dhe favoriti për ta fituar çmimin e madh individual

D V

Formacionet e mundshme: Chelsea ka përballje të lehtë në letër ndaj Malmos

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More