Agjencia Zhurnal.mk.

ZYRTARE: Robben pensionohet nga futbolli

Arjen Robben është pensionuar nga futbolli aktiv.

 

Ish-reprezentuesi holandez, Arjen Robben ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 37 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Robben ishte pjesë e skuadrave si PSV, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen dhe së fundmi në Groninghen ku dhe e përfundoi karrierën e tij si futbollist.

Ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Bayernit, duke fituar edhe tripletën në vitin 2013.

Robben gjithashtu theu një rekord ku në Kampionatin Botëror të vitit 2014 arriti shpejtësinë prej 37 km/h në ndeshjen kundër Spanjës.

Holandezi përmes një letre në profilin e tij në Twitter dhe Instagram ka deklaruar pensionimin nga futbolli.

“Unë kam vendosur ti jap fund karrierës time në futbollin aktiv. Një zgjidhje shumë e vështirë. Dua të falënderoj të gjithë për të gjithë mbështetjen e madhe!”, deklaroi Robben në Instagram.

Related posts

“Ka mësuar gjuhën angleze”, Petit ‘spiunon’ Zidanen dhe shton thashethemet për të ardhmen e trajnerit

D V

Tifozët e Liverpoolit ‘të dashuruar’ në komentimin e Peter Drury te goli brilant i Mo Salah

D V

Real Madridi theu të gjithë rekordet e klubit me shumë e ofruar për Mbappen, por as kjo nuk ka mjaftuar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More