Enis Stublla është përforcimi i ri i Vreshtarëve, shkrua Gazeta Olle.
Stublla vjen nga skuadra e Llapit dhe shihet si një futbollist me perspektivë.
“Enis Stublla lojtar me perspektiv i cili vjen nga KF Llapit eshte transferimi i ri i klubit. Miresevjen Enis”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Rahoveci në edicionin e ri garon në Ligën e Parë, pasi në sezonin e fundit arriti të promovohej pas një sezoni fantastik në Ligën e Dytë, të cilën e mbyllën si nënkampionë.
Kaltërebardhët në sezonin e ri luajnë në Grupin A. /Gazeta Olle/